Vranë një bari 17 vite më parë, Apeli i Vlorës dënon me 18 vite burg secilin nga autorët

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka dënua me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij pasi vranë Kleo Gërdhuqin në vitin 2007. Kleo Gërdhuqi u vra në stanin e tij pas një sherri për kullotat në fshatin Bestrovë të Vlorës dhe që atëherë çështja ka kaluar një kalvar të gjatë nëpër gjykata. […]

Korrik 29, 2024 - 15:50
 0
Vranë një bari 17 vite më parë, Apeli i Vlorës dënon me 18 vite burg secilin nga autorët

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka dënua me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij pasi vranë Kleo Gërdhuqin në vitin 2007.

Kleo Gërdhuqi u vra në stanin e tij pas një sherri për kullotat në fshatin Bestrovë të Vlorës dhe që atëherë çështja ka kaluar një kalvar të gjatë nëpër gjykata.

Fillimisht Gjykata e Vlorës i kishte shpallur të pafajshëm Viktor Omerin dhe Fadil Telushi për vrasjen e Kleo Gërdhuqit. Ndërkohë më pas Gjykata e Apelit në Tiranë në vitin 2009 vendosi kthimin e akteve gjykatës së Vlorës për rishqyrtim me trup tjetër gjykues.

Më tej Apeli i Vlorës në vitin 2013 vendosi të shpallë fajtori Viktor Omerin dhe Fadil Telushi, për vrasje me paramendim. Ndaj këtij vendimi u bë rekurs në Gjykatën e Lartë e cila vendosi të shpall fajtorë të pandehurit dhe dënimin e tyre me nga 17 vjet burgim në vitin 2022.

Mbrojtësit e të pandehurve kërkuan lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë të Vlorës ku të dy të pandehurit u shpallën të pafajshëm.

Dhe tashmë, më datë 24 korrik të këtij viti Apeli i Përgjithshëm me trup gjykues Genti Dokollari dhe Irena Brahimi dhe Fuat Vjerdha vendosën deklarimin fajtori të Viktor Omerit dhe Fadil Telushi, për vrasje me paramendim dhe mbajtje të armëve luftarake pa leje, duke u dënuar të dy me nga 18 vite.

‘Në përfundim të gjykimit, më datë 24.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi: -Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si vijon: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 3. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit F. T me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim. 4. Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 6. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit V. O me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.’, thuhet në njoftimin e Apelit.

Në datën 9 gusht 2007, në afërsi të stanit, në vendin e quajtur “Moçale” në fshatin Bestrov të Vlorës, rreth orës 08:30 është vrarë me armë zjarri Kleo Gerdhuqi.

Ditën e ngjarjes vëllai i viktimës e kishte parë në rrugën kryesore bagëtitë e vëllait të tij, viktimës Kleo Gërdhuqi të pa shoqëruara, kjo ka qene arsyeja që ai ka shkuar drejt vendit ku rrinte ai, duke e gjetur të vrarë në afërsi të stanit të tij.

Gjatë hetimi është mësuar se, në trupin e viktimës Kleo Gërdhuqi janë konstatuar tetë plagë me armë zjarri, plagë këto të shkaktuara në kokë, kraharor, bark dhe në gjymtyrë, të cilat kanë sjellë shokun hemoragjik, e më pas vdekjen.

Policia gjatë marrjes së dëshmive kishte zbuluar se viktima kishte pasur konflikt të mëparshëm me të dënuarin Viktor Omeri, kjo për shkak të kalimit të bagëtive në kullotën e tij. Këto debate midis tyre për këtë problem kishin ndodhur disa ditë para se të kryhej vrasja e Kleo Gërdhuqi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.