I vunë zjarrin ullinjve në dy fshatra, e pësojnë piromanët

Dogjën me zjarr sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe ullinj, në fshatrat Delisuf dhe Gjorm, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe Stacioni i Policisë Selenicë, u bë zbardhja […]

Korrik 29, 2024 - 17:55
 0
I vunë zjarrin ullinjve në dy fshatra, e pësojnë piromanët

Dogjën me zjarr sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe ullinj, në fshatrat Delisuf dhe Gjorm, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe Stacioni i Policisë Selenicë, u bë zbardhja e dy rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Delisuf dhe Gjorm. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. L. dhe Sh. L.

Shtetasi A. L. dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Delisuf, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, që e kishte marrë me qira, duke rrezikuar edhe parcelat në afërsi, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Shtetasi Sh. L. dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Gjorm, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e oborrit të banesës së tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme dhe ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.