Sulm me thikë në Angli, 2 fëmijë të vdekur, 9 të tjerë të plagosur

Dy fëmijë kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në Southport, në veri të Liverpool, mëngjesin e sotëm. Të nëntë fëmijët që u plagosën u goditën me thikë, ndërsa mësohet gjashtë janë në gjendje kritike. Në gjendje kritike ndodhen edhe dy të rritur. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe […]

Korrik 29, 2024 - 21:05
 0
Sulm me thikë në Angli, 2 fëmijë të vdekur, 9 të tjerë të plagosur

Dy fëmijë kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në Southport, në veri të Liverpool, mëngjesin e sotëm.

Të nëntë fëmijët që u plagosën u goditën me thikë, ndërsa mësohet gjashtë janë në gjendje kritike. Në gjendje kritike ndodhen edhe dy të rritur. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një thikë.

Policia më pas i kërkoi publikut të shmangte zonën, pasi një biznesmen vendas e përshkroi skenën si një “film horror”. Shërbimi i Ambulancës North West tha se disa nga viktimat u dërguan në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey.

Viktimat e tjera u dërguan në Spitalin Universitar Aintree, si dhe në Spitalin Southport dhe Formby.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.