Vazhdojnë zjarret në Malin e Gjerë, flakët ndihmohen nga era e terreni

Në orët e mbrëmjes masivet pyjore dhe kullotat në Malin e Gjerë, mbi Gjirokastër, kanë vazhduar të digjen nga zjarri. Prej orëve të drekës kur u shfaqën fillimisht flakët, të ndihmuara nga era dhe terreni i thatë, zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe, në shpatin e malit, mbi qytetin e Gjirokastrës. Strukturat e […]

Korrik 29, 2024 - 21:15
 0
Vazhdojnë zjarret në Malin e Gjerë, flakët ndihmohen nga era e terreni

Në orët e mbrëmjes masivet pyjore dhe kullotat në Malin e Gjerë, mbi Gjirokastër, kanë vazhduar të digjen nga zjarri.

Prej orëve të drekës kur u shfaqën fillimisht flakët, të ndihmuara nga era dhe terreni i thatë, zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe, në shpatin e malit, mbi qytetin e Gjirokastrës.

Strukturat e emergjencës po monitorojnë vatrat e zjarrit, ndërkohë që për momentin flakët nuk rrezikojnë shtëpitë në pjesën veriore të qytetit.

Kujtojmë se në qarkun e Gjirokastrës zjarret kanë qenë të shumta gjatë kësaj vere.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.