Sukses në garë dhe në dashuri, atleti italian fiton medalje dhe i propozon partneres në Lojërat Olimpike

Ankthi i pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, gëzimi i fitimit të medaljes së argjendtë, emocioni i propozimit për martesë. Atleti 23-vjeçar italian i qitjes

Korrik 29, 2024 - 21:50
 0
Sukses në garë dhe në dashuri, atleti italian fiton medalje dhe i propozon partneres në Lojërat Olimpike

Ankthi i pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, gëzimi i fitimit të medaljes së argjendtë, emocioni i propozimit për martesë.

Atleti 23-vjeçar italian i qitjes Federico Nilo Maldini do t’i kujtojë për një jetë Lojërat Olimpike në Paris, jo vetëm për medaljen e argjendtë që fitoi, por edhe sepse i propozoi partneres.

Maldini i dha një medalje të papritur Italisë, pasi askush nuk e llogariti ndër kandidatët për t’u ngjitur në podiumin olimpik, por surprizat e 23-vjeçarit nga Bolonja nuk u ndalën me kaq.

Disa orë pas suksesit të tij, ai u gjend me të dashurën e tij Carlotta dhe kur e pa atë u ul në një gju me unazën dhe duke dëgjuar “po-në” e dëshiruar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.