Tentoi të mbyllte një çështje penale, “arrest në shtëpi” për ish-oficerin e Policisë Gjyqësore
AMP ka ekzekutuar vendimin e GJKKO që ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të Policisë Gjyqësore, 46-vjeçarit me iniciale L.F., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit […]
AMP ka ekzekutuar vendimin e GJKKO që ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të Policisë Gjyqësore, 46-vjeçarit me iniciale L.F., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon bashkëpunumin e ngushtë me institucionet ligjzbatuese për të garantuar integritet në rradhët e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera mbikëqyrëse.
/a.r
What's Your Reaction?