SHBA: Shqetësimet për një konflikt më të gjerë mes Izraelit dhe Hezbollahut janë të ekzagjeruara

Shtëpia e Bardhë ka siguruar se shqetësimet për shpërthimin e një konflikti më të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut janë të tepërta, edhe pse disa zyrtarë izraelitë paralajmërojnë për

Korrik 30, 2024 - 09:45
 0
SHBA: Shqetësimet për një konflikt më të gjerë mes Izraelit dhe Hezbollahut janë të ekzagjeruara

Shtëpia e Bardhë ka siguruar se shqetësimet për shpërthimin e një konflikti më të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut janë të tepërta, edhe pse disa zyrtarë izraelitë paralajmërojnë për hakmarrje të ashpër.

Izraeli dhe SHBA kanë fajësuar grupin me bazë në Liban për sulmin e fundjavës që vrau disa fëmijë në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.

Hezbollahu ka mohuar çdo përfshirje. Të dielën mbrëma, kabineti i sigurisë i Izraelit i dha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallad “dritën jeshile” për një sulm ushtarak hakmarrës.

Zyrtarët e lartë izraelitë kanë përdorur publikisht gjuhë të ashpër për të paralajmëruar Hezbollahun se mund të shpërthejnë më shumë luftime në çdo moment.

Të hënën, Netanyahu premtoi një përgjigje të ashpër në shënjë hakmarrjeje./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.