Padia e Belerit kundër presidentit Begaj, nis seanca e dytë gjyqësore

Këtë të martë po zhvillohet padia lidhur me kërkesën e Fredi Belerit për të shfuqizuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj, që icaktoi datën

Korrik 30, 2024 - 11:50
 0
Padia e Belerit kundër presidentit Begaj, nis seanca e dytë gjyqësore

Këtë të martë po zhvillohet padia lidhur me kërkesën e Fredi Belerit për të shfuqizuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj, që icaktoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë.

Kjo është edhe seanca e dytë që po zhvillohet lidhur me këtë çështje në Gjykatën Administrative.

Avokatja Klodiana Gjyzari, e cila përfaqëson edhe PBDNJ argumentoi se dekreti u nënshkrua kur ende nuk ishte bërë i ekzekutueshëm përfundimi i mandatit të Fredi Belerit pasi nuk ka kaluar të gjitha hallkat gjyqësore.

“Presidenti caktoi një datë pa skaduar afati që Fredi Beleri të ankimoi vendimin e KQZ, ka të drejtë deri më 5 gusht ora 16:00”, deklaroi ajo./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.