Po transportonte drogë me vlerë 1 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonte u gjetën dhe u sekuestruan 11

Korrik 30, 2024 - 11:50
 0
Po transportonte drogë me vlerë 1 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonte u gjetën dhe u sekuestruan 11 kilogram kokainë me vlerë 1 milionë euro.

Mediat italiane raportojnë se gjatë një operacioni të zhvilluar nga Guardia Di Financa në zonën e Napolit, në autostradën Santa Maria Capua Vetere, u ndalua makina me të cilën udhëtonte shqiptari.

Pas kontrollit të ushtruar u gjetën 10 pako lëndë narkotike në një total prej 11.793 kg, të fshehura në ndarje në pjesën e pasme të bagazhit dhe në kroskotin qendrore të automjetit burgun Napoli-Poggioreale.

Lënda narkotike, nëse do të hidhej në treg, do t’u kishte sjellë organizatave kriminale një fitim të paligjshëm prej mbi një milion euro.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.