Parodia me “Darkën e fundit” në Lojërat Olimpike, reagojnë besimet fetare në Shqipëri: Bota, në krizë morale…

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë  kritikoi sot ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 për parodinë e Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit nga “drag queens”. KNFSH shprehet se ka ndjekur me shqetësim cenimin dhe përdhosjen e vlerave universale nëpërmjet ceremonisë së hapjes së lojërave olimpike, të cilat kanë filluar të zhvillohen në Francë para […]

Korrik 30, 2024 - 13:15
 0
Parodia me “Darkën e fundit” në Lojërat Olimpike, reagojnë besimet fetare në Shqipëri: Bota, në krizë morale…

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë  kritikoi sot ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 për parodinë e Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit nga “drag queens”.

KNFSH shprehet se ka ndjekur me shqetësim cenimin dhe përdhosjen e vlerave universale nëpërmjet ceremonisë së hapjes së lojërave olimpike, të cilat kanë filluar të zhvillohen në Francë para pak ditësh.

KNFSH si një institucion i bashkërenduar nga pesë komunitete fetare, bazuar në vlerat tona islame dhe të krishtera shprehim indinjatën tonë për prekjen e ndjenjave morale, fetare dhe etike nëpërmjet një shfaqjeje, e cila ndikon negativisht në edukimin e brezave të rinj me antivlera dhe fyerje të veshura me nuanca pagane dhe antimorale e antifetare.

Lojërat olimpike dhe sporti në përgjithësi ka shërbyer dhe duhet të shërbejë për komunikim ndërkulturor dhe bashkëndarje të vlerave universale, duke bashkuar kombe e popuj, pavarësisht origjinës, ngjyrës, religjionit, gjuhës dhe kulturës.

Le të jetë kjo një këmbanë alarmi për krizën morale dhe etike, ndaj së cilës institucionet zyrtare kombëtare dhe ndërkombëtare, që kanë ndikim të drejtpërdrejt në shoqëri, të jenë më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në ruajtjen e moralit dhe vlerave etike e universale për një botë më të mirë se ajo që po trashëgojmë ne sot.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.