Studimi tregon se cila është dieta më e mirë kundër plakjes

Një dietë vegane mund të ulë moshën tuaj biologjike, sipas një studimi të ri në revistën mjekësore BMC.  Shkencëtarët studiuan 21 grupe binjakësh identikë, ku njëri prej tyre iu nënshtrua një diete vegane për tetë javë. Binjaku vegan u zbulua se kishte reduktuar metilimin në ADN, i cili është një shënues i plakjes biologjike. Por, […]

Korrik 30, 2024 - 13:50
 0
Studimi tregon se cila është dieta më e mirë kundër plakjes

Një dietë vegane mund të ulë moshën tuaj biologjike, sipas një studimi të ri në revistën mjekësore BMC.  Shkencëtarët studiuan 21 grupe binjakësh identikë, ku njëri prej tyre iu nënshtrua një diete vegane për tetë javë. Binjaku vegan u zbulua se kishte reduktuar metilimin në ADN, i cili është një shënues i plakjes biologjike. Por, cila është dieta optimale për antiplakje, sipas shkencës?

Mëngjesi i ngadaltë

Ngadalësimi i ritmit të të ngrënit në mëngjes mund ta ndihmojë trupin tuaj të tresë më mirë lëndët ushqyese. Studime të shumta kanë lidhur stresin, si afatshkurtër ashtu edhe afatgjatë, si një shkaktar të mospërthithjes së lëndëve ushqyese dhe fitokimikateve, të cilët janë thelbësorë për të siguruar që qelizat të qëndrojnë të shëndetshme. Duke marrë kohë për t’u ulur dhe për të ngrënë, ju mund të reduktoni nivelet e stresit.

Dreka, një shumëllojshmëri perimesh

Sipas studiuesve ngjyra e perimeve dhe frutave është çelësi i një diete kundër plakjes. Antioksidantët që gjenden në këto produkte reduktojnë stresin që dihet se ka një ndikim në plakje. Mirëpo, fatmirësisht këta antioksidantë janë të lehta për t’u dalluar. Sa më e fortë të jetë ngjyra e frutave apo perimeve, aq më shumë antioksidantë përmban.

Nga ana tjetër, marrja e mjaftueshme e fibrave ndihmon në mbajtjen e zorrëve të shëndetshme, gjë që ndihmon në balancimin e trupit tuaj. Në fakt, shkencëtarët kanë lidhur shëndetin e zorrëve me problemet e shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni, që për rrjedhojë shkakton stres dhe ndikon më pas në jetëgjatësi.

Darka, më pak sesa mendoni

Studiuesit thonë se një dietë kundër plakjes ka të bëjë me atë që nuk hani. Një fushë kyçe që ka më shumë dëshmi për jetëgjatësinë është kufizimi i kalorive. Të ngrënit më pak në darkë e ndihmon trupin të pastrojë çdo qelizë të vdekur që është një proces shumë i dobishëm për jetëgjatësinë. Për këtë arsye, dietologët këshillojnë edhe agjërimin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.