Hepatiti, vetëm 1 në 6 persona e dinë që e kanë, mjekët: Shpesh zbulohet kur mëlçia…

Hepatiti, një infeksion i heshtur që shkatërron mëlçinë po diagnostikohet gjithnjë e më shpesh rastësisht kur pacientët mund të jenë në faza të avancuara të sëmundjes. Vetëm 1 në 6 njerëz me hepatit e dinë që janë të infektuar me këtë virus, që shkakton inflacion të mëlçisë me pasoja të rënda deri edhe kancer. Shumica […]

Korrik 30, 2024 - 15:05
 0
Hepatiti, vetëm 1 në 6 persona e dinë që e kanë, mjekët: Shpesh zbulohet kur mëlçia…

Hepatiti, një infeksion i heshtur që shkatërron mëlçinë po diagnostikohet gjithnjë e më shpesh rastësisht kur pacientët mund të jenë në faza të avancuara të sëmundjes.

Vetëm 1 në 6 njerëz me hepatit e dinë që janë të infektuar me këtë virus, që shkakton inflacion të mëlçisë me pasoja të rënda deri edhe kancer. Shumica e pacientëve marrin djeni papritur gjatë një ekzaminimi për shkaqe të tjera.

Shumica e pacientëve diagnostikohen rastësisht përmes analizave në spitale, qendra shëndetësore apo kontrolleve rutinë ku vihen re transaminaza të rritura ose përmes ekzaminimeve radiologjike. Zakonisht përmes këtyre të fundit kapen në stade të avancuara ku Hepatiti ka dhënë dëmtime të konsiderueshme që janë dëmtimederi në cerozë dhe kancer të mëlçisë. Shumë pacientë ekzaminohen në qendrat e dhurimit të gjakut ku kanë shkuar për të dhënë gjak për nevoja të familjarëve të tyre dhe nuk e kanë ditur që janë të infektuar”, shprehet mjekja.

Rrugët e infektimit janë përmes gjakut, marrëdhënieve seksuale dhe transmetimit vertikal nga nëna te fëmija.

“Ndodh kryesisht te pacientët me dializë, pacientët që i nënshtrohen transfuzionit të gjakut ose kirurgjisë si dhe tek pacientët me sëmundje hematologjike të cilët duhet të marrin gjak. Ne kemi shumë të rinj, të moshave 20-25 vjeç të cilët mendohet se janë të vaksinuar nga hepatiti B që në lindje dhe dalin të infektuar me hepatit B ose C për shkak të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, përdorimit të shiringave, tatuazheve, pircing, të cilat janë hallka transmetuese”, shton mjekja.

Mjekja ngre shqetësimin e infektimit edhe nga disa vende apo mjete që përdoren shpesh gjatë jetës

Hepatitet mund të merren edhe në klinika dentare, në qendra estetike si edhe nga pincat që heqin vetullat apo mjetet që përdoren për thonjtë. Po kështu edhe nga përdorimi i të njëjtit brisk nga njëri person i infektuar te tjetri që është i shëndetshëm“

Mënyra më e mirë për parandalim janë analiza çdo 6 muaj si dhe rivaksinimi pas asaj që bëhet tek të porsalindurit. “Imuniteti zgjat 15-20 vite dhe pas kësaj periudhe të rinjtë duhet të rivaksinohen“

Incidencën më të lartë në popullatën shqiptare e ka Hepatiti B  ndërsa Hepatit C është më i ulët por për shkak të kronicizimit të shpejtë  sëmundja përparon dhe mund të ketë pasoja fatale. Nëse Hepatiti C kapet shpejt thonë mjekët, atëherë ai mund të pastrohet brenda dy muajve me trajtime antiretrovirale, ndryshe nga Hepatiti B, i cili gjatë mjekimit bën mutacione të ndryshme dhe pacientët duhet të ndërrojnë kurën e medikamenteve.

Gazetare: Sonila Mlloja

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.