Përkeqësohet situata e zjarrit në Shëngjin, dëgjohen shpërthime, dyshohet për municione të mbetura prej…

Zjarri në Shëngjin është përkeqësuar së fundmi duke iu afruar hoteleve në zonë. Gazetari i Klan News, Martin Marku raporton se në zonë dëgjohen shpërthime të forta. Zona ku është riaktivizuar vatra është shumë pranë ish-zonës ushtrake dhe dyshohet për shpërthime të municioneve të mbetura aty prej vitesh. Ndërkohë për shuarjen e zjarrit po punojnë […]

Korrik 30, 2024 - 15:10
 0
Përkeqësohet situata e zjarrit në Shëngjin, dëgjohen shpërthime, dyshohet për municione të mbetura prej…

Zjarri në Shëngjin është përkeqësuar së fundmi duke iu afruar hoteleve në zonë. Gazetari i Klan News, Martin Marku raporton se në zonë dëgjohen shpërthime të forta.

Zona ku është riaktivizuar vatra është shumë pranë ish-zonës ushtrake dhe dyshohet për shpërthime të municioneve të mbetura aty prej vitesh. Ndërkohë për shuarjen e zjarrit po punojnë 20 automjete zjarrëfikëse si dhe një helikopter.

Zjarri është aktiv prej disa ditësh ndërsa era bëri që të përhapet në dy drejtime, në Ranën e Hedhun dhe në zonën e qytetit të Shëngjinit.

Në Shëngjin në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe disa grupe zjarrfikësish nga Kamza dhe Tirana.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.