Ndotet Sena, shtyhet gara e notit, shkak niveli i lartë i ndotjes në lumë

Gara e shumëpritur e notit për meshkuj në lojrat olimpike është shtynë për shkak të nivelit të lartë të ndotjes në Lumin Sena

Korrik 30, 2024 - 15:45
 0
Ndotet Sena, shtyhet gara e notit, shkak niveli i lartë i ndotjes në lumë

Gara e shumëpritur e notit për meshkuj në lojrat olimpike është shtynë për shkak të nivelit të lartë të ndotjes në Lumin Sena në Paris.

Gara me tre sfida ishte planifikuar të niste herët këtë të martë por u shty në sekondën e fundit për një ditë më vonë, edhe pse nuk ka siguri se një gjë e tillë do të jetë e mundur për të mërkurën.

Pavarësisht se Parisi shpenzoi rreth 1.3miliardë për të pastruar ujrat e lumit në përgatitjen në kohë për lojrat olimpike, shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit e rritën sërish nivelin ndotjes.

Organizatorët thanë se plani rezervë është që të shtyhen ngjarjet dhe, nëse nivelet e larta të baktereve vazhdojnë, pjesa e notit të garës do të pezullohet dhe atletët do të garojnë vetëm në dy sfidat e tjera.

Noti në lumin Senë është ndaluar për më shumë se një shekull, kryesisht për shkak të cilësisë së dobët të ujit. Në fillim të këtij muaji, vetë kryebashkikaja e parisit u fut të notonte për të treguar se uji ishte i sigurt por sërish moti i prishi planet e organizatorëve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.