Trump tregon si reagoi Melania për atentatin ndaj tij: Po e shikonte “live”

Donald Trump ka treguar se si bashkëshortja e tij, Melania reagoi në ditën kur 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks tentoi ta vriste. Siç përshkroi

Korrik 30, 2024 - 16:00
 0
Trump tregon si reagoi Melania për atentatin ndaj tij: Po e shikonte “live”

Donald Trump ka treguar se si bashkëshortja e tij, Melania reagoi në ditën kur 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks tentoi ta vriste.

Siç përshkroi kandidati republikan, Melania po ndiqte fjalimin e tij të fushatës drejtpërdrejt në televizion.

Ajo po shikonte, po shikonte live. Ishte kudo. Ishte në TV”, pohoi ai duke folur me gazetaren Laura Ingraham.

“Melania e ka ende të vështirë të flasë për atentatin ndaj meje më 13 korrik. Është në rregull, kjo do të thotë se ajo më pëlqen – ajo më do mua”, tha ai.

Pavarësisht asaj që ndodhi, Trump vazhdon të ketë simpati për agjentët e Shërbimit Sekret edhe pse ata nuk arritën ta mbrojnë atë.

“Dua të them vetëm një gjë për shërbimet sekrete… ata ishin shumë të guximshëm. Plumbat fluturonin mbi mua”, tha Trump. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.