I përfshirë në 22 raste korruptive me trashëgimtarë për kthimin e pronave, GJKKO dënon me 5 vite burg Ilir Kapetanin

Gjykata e Posaçme dënoi me 5 vite burg Ilir Kapetanin të arrestuar për korrupsion. Sipas prokurorisë Kapetani në kohën që ka mbajtur postin e specialistit pranë agjencisë së trajtimit të pronave, iu premtonte zgjidhje qytetarëve të ndryshëm në këmbim të shumave monetare. Sipas SPAK, Kapetani është i përfshirë në të paktën 14 raste korruptive me […]

Korrik 30, 2024 - 16:25
 0
I përfshirë në 22 raste korruptive me trashëgimtarë për kthimin e pronave, GJKKO dënon me 5 vite burg Ilir Kapetanin

Gjykata e Posaçme dënoi me 5 vite burg Ilir Kapetanin të arrestuar për korrupsion.

Sipas prokurorisë Kapetani në kohën që ka mbajtur postin e specialistit pranë agjencisë së trajtimit të pronave, iu premtonte zgjidhje qytetarëve të ndryshëm në këmbim të shumave monetare.

Sipas SPAK, Kapetani është i përfshirë në të paktën 14 raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilët gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

Kapetani është i përfshirë në 22 raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

Arrestimi i Ilir Kapetanit u krye në 20 mars me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Po ashtu në hetim janë vënë edhe qytetarët të cilët i dhanë ryshfet, Dylaver Dervishin, Luan Alku, Arben Haxhija, Jovan Zaka, Valbona Bablusha, Denis Lika, Artur Gashi, Xhoinaldo Voci dhe Gëzim Teta.

Ndërkohë qytetarët që kanë dhënë ryshfet akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.