Treni përplaset me kamionin në Greqi, tre të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Evia, Greqi, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre dy fëmijë.

Korrik 30, 2024 - 16:50
 0
Treni përplaset me kamionin në Greqi, tre të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Evia, Greqi, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre dy fëmijë.

Sipas mediave greke një kamion ka dalë nga kursi i tij, në unazën, në afërsi të Avlidës, dhe ka rënë në shinat e trenit, duke u përplasur me trenin 1551 (Halkida-Athinë) që kalonte.

Situata e asnjërit prej tre të plagosurve nuk është shqetësuese , përkundrazi, lëndime të lehta kanë si një i rritur ashtu edhe dy të miturit. Pasagjerët në tren arrijnë në numrin 130.

Për shkak të përmbysjes së kamionit, trafiku është ndërprerë, sipas një njoftimi të Hellenic Train, ndërmjet Oinoi-t dhe Kalkidës. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset për të ndihmuar në operacionin e nxjerrjes së pasagjerëve nga vagonët, si dhe patrullat dhe autoambulancat. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.