Dëshira për turizëm i kushtoi shtrenjtë/ Vizitoi pa leje Kullën Eiffel, notarja braziliane i jep “lamtumirën” Lojërave Olimpike

Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është një mundësi e madhe dhe një moment unik në jetën e çdo sportisti, megjithatë vjen e shoqëruar edhe me një sërë përgjegjësish brenda fshatit olimpik, që dy notarë brazilianë nuk i kanë përmbushur. Sportistja Ana Vieira dhe partneri i saj, Gabriel Santos, kanë thyer kodin e disiplinës dhe kanë marrë […]

Korrik 30, 2024 - 19:45
 0
Dëshira për turizëm i kushtoi shtrenjtë/ Vizitoi pa leje Kullën Eiffel, notarja braziliane i jep “lamtumirën” Lojërave Olimpike

Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është një mundësi e madhe dhe një moment unik në jetën e çdo sportisti, megjithatë vjen e shoqëruar edhe me një sërë përgjegjësish brenda fshatit olimpik, që dy notarë brazilianë nuk i kanë përmbushur.

Sportistja Ana Vieira dhe partneri i saj, Gabriel Santos, kanë thyer kodin e disiplinës dhe kanë marrë një sanksion nga Komiteti Olimpik Brazilian, të cilët kanë deklaruar se ata janë larguar nga vendbanimi gjatë këtyre ditëve për të vizituar pa autorizim Kullën Eifel.

Ata janë “tradhtuar” nga fotot, të cilat më pas i postuan në rrjetet sociale pa asnjë shqetësim, madje duke e ditur se po bënin diçka të ndaluar dhe për këtë arsye kreu i delegacionit brazilian vendosi të përjashtonte përfundimisht notaren, Ana Vieria, ndërsa Gabriel Santos është ndëshkuar vetëm me një qortim të lehtë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.