Universiteti Bujqësor i Tiranës, më shumë se 70% e studentëve të punësuar që para diplomimit

“Për të gjithë ata që kanë përfunduar gjimnazin dhe duan të nisin universitetin është hapur aplikimi online për përzgjedhjen e 10 degëve të studimit. Portali U-Albania do të jetë i hapur deri më 4 gusht.” Një nga sektorët e ekonomisë që ka ndër kërkesat më të larta për profesionistë është ai i bujqësisë. “Ndër programet […]

Korrik 30, 2024 - 19:55
 0
Universiteti Bujqësor i Tiranës, më shumë se 70% e studentëve të punësuar që para diplomimit

“Për të gjithë ata që kanë përfunduar gjimnazin dhe duan të nisin universitetin është hapur aplikimi online për përzgjedhjen e 10 degëve të studimit. Portali U-Albania do të jetë i hapur deri më 4 gusht.”

Një nga sektorët e ekonomisë që ka ndër kërkesat më të larta për profesionistë është ai i bujqësisë.

“Ndër programet që tregu i punës ka nevojë janë agronomia, zooteknia, peshkimi, inxhinieria e pyjeve, mjedisi… Ne kemi nevojë për mendjen e të rinjve, jo krahun e punës”, tha Fatbardh Sallaku.

Për pasojë rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës thotë se rreth 71% e studentëve janë të punësuar që para diplomimit.

“Punësimi është i garantuar, mbi 70% e të diplomuarve në UBT kanë gjetur punë që në ditën e diplomimit të tyre dhe mbi 90% kanë gjetur punë ose janë punësuar që në vitin e parë të diplomimit. Punësimi për këtë kategori është i garantuar”.

Përpos mbështetjes financiare sa paga minimale për ata që zgjedhin degët prioritare në këtë universitet, këtë vit të gjithë maturantët që zgjedhin Bujqësorin në përfundim të studimeve do të marrin edhe një diplomë të huaj.

“Do të marrin dy diploma të Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit Boku të Vjenës, të rinjtë s’kanë pse të mendojnë të shkojnë jashtë për studime. Sektori i bujqësisë është sektor i cili gjithë ekonomia shqiptare do të jetë e bazuar vitet e ardhshme”.

Renditja e aplikantëve në U-Albania do të publikohet më 27 gusht./ Tv Klan

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.