Mbappe tani edhe pronar, sulmuesi i “vë syrin” klubit francez, shumë pranë blerjes

Kur fiton shumë, duhet edhe të investosh diku. Këtë duhet të ketë menduar Kylian Mbappe që ka vendosur që paratë e tij t’i investojë për një skuadër futbolli. Sulmuesi më i ri i Realit të Madridit ka vendosur të bëhet pronar i një klubi pasi do të blejë kuotat e Oaktree duke u bërë ortak […]

Korrik 30, 2024 - 20:35
 0
Mbappe tani edhe pronar, sulmuesi i “vë syrin” klubit francez, shumë pranë blerjes

Kur fiton shumë, duhet edhe të investosh diku. Këtë duhet të ketë menduar Kylian Mbappe që ka vendosur që paratë e tij t’i investojë për një skuadër futbolli.

Sulmuesi më i ri i Realit të Madridit ka vendosur të bëhet pronar i një klubi pasi do të blejë kuotat e Oaktree duke u bërë ortak mazhorance te Caen, skuadër që militon në Ligën e dytë franceze, lajm ky që u dha fillimisht nga “Le Parisien” duke u konfirmuar më pas dhe nga “L’Equipe” që citoi një burim shumë pranë lojtarit, pjesë e stafit të tij menaxhues.

Kapiteni i Kombëtares Franceze gjatë javës, përmes strukturës familjare që menaxhon bizneset e tij, do të bëhet në këtë mënyrë aksioneri i mazhorancës të klubit të Caen në vend të fondit amerikan të investimeve që në muajt e kaluar mori në pronësinë e tij edhe Interin, ndërkohë që Pierre Antoine Capton, presidenti aktual i këshillit mbikëqyrës të Caen pritet të mbetet aksioner i paketës më të vogël të aksioneve./ Super Sport

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.