Vazhdojnë zjarret në Gjirokastër, flakët në Parkun e Viroit rrezikojnë banesat

Në orët e mbrëmjes kanë vazhduar vatrat problematike të zjarrit në Gjirokastër. Në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër, ka një rënie të intesitetit të zjarreve megjithatë flakët vazhdojnë të djegin masive me pisha dhe kullota duke përhapur tym dhe smog. Problematike në orët e mbrëmjes është rishfaqja e flakëve në Parkun e Viroit. […]

Korrik 30, 2024 - 22:15
 0
Vazhdojnë zjarret në Gjirokastër, flakët në Parkun e Viroit rrezikojnë banesat

Në orët e mbrëmjes kanë vazhduar vatrat problematike të zjarrit në Gjirokastër.

Në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër, ka një rënie të intesitetit të zjarreve megjithatë flakët vazhdojnë të djegin masive me pisha dhe kullota duke përhapur tym dhe smog.

Problematike në orët e mbrëmjes është rishfaqja e flakëve në Parkun e Viroit. Zjarri është rikthyer në periferi të parkut ku ndodhet edhe një lagje e banuar me rreth 50 shtëpi.

Shërbimi zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre zjarri si dhe evitimin e rrezikut për banesat.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.