Shtohet frika në Lindjen e Mesme, Irani premton hakmarrje për Haniyeh: Gjaku s’do të shkojë dëm

Raketa që i mori jetën liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, është goditur nga territore jashtë Iranit. Kështu raporton uebsajti libanez i lajmeve pro-Hezbollahut, al Mayadeen, duke cituar një burim iranian. “Raketa e përdorur për të vrarë Haniya në një sulm në rezidencën e tij në Teheran u lëshua nga një vend tjetër dhe jo nga […]

Korrik 31, 2024 - 09:45
 0
Shtohet frika në Lindjen e Mesme, Irani premton hakmarrje për Haniyeh: Gjaku s’do të shkojë dëm

Raketa që i mori jetën liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, është goditur nga territore jashtë Iranit. Kështu raporton uebsajti libanez i lajmeve pro-Hezbollahut, al Mayadeen, duke cituar një burim iranian.

“Raketa e përdorur për të vrarë Haniya në një sulm në rezidencën e tij në Teheran u lëshua nga një vend tjetër dhe jo nga brenda Iranit”, mësohet të ketë thënë zyrtari.

Ndërkohë në reagimin e parë të Teheranit zyrtar për ngjarjen thuhet se vrasja e Haniya do të forcojë lidhjet midis Teheranit, Palestinës dhe rezistencës.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani gjithashtu kërcënoi ata që organizuan vrasjen, duke thënë se gjaku i liderit të vrarë të Hamasit “nuk do të shkojë dëm”.

Martirizimi i Haniya në Teheran do të forcojë lidhjen e thellë dhe të pathyeshme midis Teheranit, Palestinës dhe rezistencës“, shtoi Kanani, sipas medias shtetërore iraniane.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit deklaroi se vrasja e Haniya “ishte një akt i neveritshëm dhe se autorët e tij do të marrin përgjigjen që meritojnë“.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.