E dyta herë në tre ditë, Fredi Beleri lë qelinë, kërkon “liri me kusht” në Gjykatë

Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm qelinë e burgut për t’u paraqitur në gjykatën e Fierit, ku do të zhvillohet seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht. Në seancën e parë që u zhvillua më 25 korrik, nuk u mor asnjë […]

Korrik 31, 2024 - 09:55
 0
E dyta herë në tre ditë, Fredi Beleri lë qelinë, kërkon “liri me kusht” në Gjykatë

Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm qelinë e burgut për t’u paraqitur në gjykatën e Fierit, ku do të zhvillohet seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht.

Në seancën e parë që u zhvillua më 25 korrik, nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit. Edhe në seancën pasardhëse Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit për t’u kthyer sërish në burgun e sigurisë së lartë për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtar i çështjes është Alfred Konomi dhe prokurore Oljana Gjergjefi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.