Ndreu flet për zjarrin në Shëngjin: Shumë pushues i kapi paniku dhe kanë qenë të rënduar psikologjikisht

“Shumë pushues i ka kapur paniku dhe kanë qenë të rënduar psikologjikisht. Është krejt normale kur sheh flakët. Por, tani nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë”. Kështu u shpreh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, një ditë pas zjarrit që pushtoi Shëngjinin dhe detyroi banorë e turistë që të evakuoheshin. “Gjithsesi, nuk ka pasur […]

Korrik 31, 2024 - 10:20
 0
Ndreu flet për zjarrin në Shëngjin: Shumë pushues i kapi paniku dhe kanë qenë të rënduar psikologjikisht

“Shumë pushues i ka kapur paniku dhe kanë qenë të rënduar psikologjikisht. Është krejt normale kur sheh flakët. Por, tani nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë”.

Kështu u shpreh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, një ditë pas zjarrit që pushtoi Shëngjinin dhe detyroi banorë e turistë që të evakuoheshin.

“Gjithsesi, nuk ka pasur cenim të strukturës akomoduese. Banorët janë kthyer nëpër banesa, nuk kemi më probleme. Ka qenë një erë shumë e fortë që ka bërë që situata të precipitojë”, theksoi Ndreu.

Sipas tij, “çuditërisht, gjatë orës 2 të natës kemi pasur 4 zjarre të tjera”.

“Janë një alarm se dikush po merret seriozisht me këtë histori. Kemi vepruar shpejt dhe i kemi neutralizuar të gjitha rastet, por duhet parë më thellë se çfarë po ndodh me zjarret. Unë nuk përjashtoj asgjë”, tha Ndreu.

Kur u pyet nga A2 CNN nëse këto zjarre kanë të bëjnë me konfliktet për pronat ose ndërtimin e resorteve të reja, Pjerin Ndreu u përgjigj: “Nuk ka lidhje fare. Këtu nuk ka leje resortesh fare dhe asnjëlloj konflikti pronësie”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.