I vunë “gjobë” 35-vjeçarit dhe e morën peng, katër të arrestuar në Tiranë, policia zbardh ngjarjen

Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimin e  Gjykatës së Shkallës së Parë për arrestimin e katër personave, dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” për tre të tjerë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari dhe e kanë kanosur atë për dhënien e pasurisë. Të arrestuar janë  T. Xh alias H. […]

Korrik 31, 2024 - 10:20
 0
I vunë “gjobë” 35-vjeçarit dhe e morën peng, katër të arrestuar në Tiranë, policia zbardh ngjarjen

Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimin e  Gjykatës së Shkallës së Parë për arrestimin e katër personave, dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” për tre të tjerë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari dhe e kanë kanosur atë për dhënien e pasurisë.

Të arrestuar janë  T. Xh alias H. Xh 36 vjeç, A. O 37 vjeç, A. P 50 vjeç, dhe F. K 49 vjeç, ndërsa është ekzekutuar masa “arrest shtëpie” për N. Q 52 vjeç, S. K 42 vjeç dhe A. M 46 vjeç.

Njoftimi:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”.

Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 4 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.