Përfshihet nga zjarri fabrika e këpucëve në Vorë, shpëtojnë bizneset ngjitur

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një fabrikë të prodhimit të këpucëve në fshatin Picar të Vorës mëngjesin e kësaj të mërkure.

Korrik 31, 2024 - 10:45
 0
Përfshihet nga zjarri fabrika e këpucëve në Vorë, shpëtojnë bizneset ngjitur

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një fabrikë të prodhimit të këpucëve në fshatin Picar të Vorës mëngjesin e kësaj të mërkure.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Forcat zjarrfikëse të Tiranës, dhe Kamzës për rreth 2 orë bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Zjarri pati përhapje për shkak të materialeve plastike të fabrikës të cilat ishin lehtësisht të djegshme.

Pas ndërhyrjes u bë e mundur që flakët të mos përhapen tek bizneset e tjera ngjitur.

Policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes ku paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.