VIDEO/ Shtëpi të shkrumbura, tym e hi, “gjurmët” pas zjarrit masiv që përfshiu Shëngjinin

Hi, pemë të djegura, shtëpi që ende ju del tymi dhe dhimbje, kjo është ajo që ka mbetur në Shëngjin një ditë pas

Korrik 31, 2024 - 10:45
 0
VIDEO/ Shtëpi të shkrumbura, tym e hi, “gjurmët” pas zjarrit masiv që përfshiu Shëngjinin

Hi, pemë të djegura, shtëpi që ende ju del tymi dhe dhimbje, kjo është ajo që ka mbetur në Shëngjin një ditë pas zjarrit të madh që përfshiu zonën.

Shumë shtëpi të djegura, madje edhe çadra plazhi, hektarë pyjesh të shkatërruara tashmë janë ajo që ka mbetur pas nga zjarri “apokaliptik” që mbërthu Shëngjinin gjatë ditëve të fundit.

Zjarrfikësit, efektivët e policisë, Forcat e Armatosura madje dhe avionë dhe helikopterë nga vendet e BE, mes shumë vështirësive kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin, edhe pse lufta vijon ende, pasi erërat e forta herë pas herë aktivizojnë vatrat.

I vetmi ngushëllim është fakti që nga gjithë kjo tragjedi fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz apo në gjënë e gjallë, por dëmi në materiale duket se është shumë i madh.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.