EMRAT/ Morën peng 35-vjeçarin, mes të arrestuarve edhe “ushtari” i Martinajt, i akuzuar për atentate

“Ushtari” i Ervis Martinajt, Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Një person me precedent të theksuar kriminal, këtë herë u arrestua për pengmarrjen dhe kërcënimin e një 35-vjeçari. Ai ka vepruar së bashku me të tjerë persona, të cilët po ashtu janë vënë në pranga. Kush është “ushtari” […]

Korrik 31, 2024 - 10:45
 0
EMRAT/ Morën peng 35-vjeçarin, mes të arrestuarve edhe “ushtari” i Martinajt, i akuzuar për atentate

“Ushtari” i Ervis Martinajt, Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Një person me precedent të theksuar kriminal, këtë herë u arrestua për pengmarrjen dhe kërcënimin e një 35-vjeçari.

Ai ka vepruar së bashku me të tjerë persona, të cilët po ashtu janë vënë në pranga.

Kush është “ushtari” i Ervis Martinajt, akuzat për atentate

Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, një emër mjaft i njohur për drejtësinë, i përfshirë në atentate dhe tentativa për vrasje.

Ai njihet si “ushtar” i Ervis Martinajt, teksa për llogari të këtij të fundit ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan ky i dalë në pah nga hetimet pas “thyerjes” së aplikacionit SkyECC.

Po ashtu, ai akuzohet edhe për vrasjen e Emiljano Boçit.

Xheçuka dyshohet se qëlloi me armë Emiljano Boçin në automjetin e tij të parkuar pranë një lokali në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë.

Hektor Xheçuka ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2015 për një vrasje të mbetur në tentative.

Si ndodhi pengmarrja

Katër të arrestuarit kanë marrë peng 35-vjeçarin, që sipas policisë e kanë kërcënuar duke i kërkuar para.

Lidhur me këtë ngjarje policia vuri në pranga katër persona të identifikuar si Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, Aleksander Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta, pasi akuzohen se kanë marrë peng një 35-vjeçar me qëllim kërcënimin për t’i marrë para.

Ndërkohë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” janë lënë: Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie”, njoftoi policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.