Arrestohet adoleshenti në Kamëz, shpërndante dr*gë në qytet

Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike ën zona të ndryshme në Kamëz. Gjatë arrestimit policia i ka

Korrik 31, 2024 - 11:35
 0
Arrestohet adoleshenti në Kamëz, shpërndante dr*gë në qytet

Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike ën zona të ndryshme në Kamëz.

Gjatë arrestimit policia i ka sekuestruar adoleshentit sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë  kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Black bag”.       

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i një 16-vjeçari, banues në Kamëz.  

Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.