EMRI/ Operacioni i SPAK, arrestohet zv.Drejtori i Burgut në Elbasan, akuzohet për lidhje me familjet kriminale

Kanë dalë detaje të reja nga megaoperacioni i SPAK  në kuadër të “Plumbit të Artë” që po zhvillohet në tre qytete si Elbasani,

Korrik 31, 2024 - 11:35
 0
EMRI/ Operacioni i SPAK, arrestohet zv.Drejtori i Burgut në Elbasan, akuzohet për lidhje me familjet kriminale

Kanë dalë detaje të reja nga megaoperacioni i SPAK  në kuadër të “Plumbit të Artë” që po zhvillohet në tre qytete si Elbasani, Durrësi dhe Tirana.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka mësuar se në pranga është vënë edhe zv.Drejtori i Burgut të Bradasheshit, Martin Musaj, pasi dyshohet se ka lidhje me grupet kriminale në qytetin e Elbasanit.

Musaj është shkarkuar nga detyra pas arrestimit. Ndërkohë gjatë operacionit në Elbasan është ekzekutuar edhe masa “arrest shtëpie” edhe për ish-gjyqtaren Pajtime Fetau.

Mësohet gjithashtu se ka disa urdhërarreste edhe për familjarë të fiseve kriminale që operojnë në qytetine  Elbasanit.

Aksioni i SPAK vjen pas zbërthimit të bisedave në SKY ECC dhe pas dëshmive të bëra nga të penduarit e drejtësisë.

/Vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.