Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar të shpallur në kërkim. Të riut i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Dibrës, pasi , në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një person “Si rezultat i këtij operacioni, në Unazë te Re, ditën e […]

Korrik 31, 2024 - 12:00
 0
Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar të shpallur në kërkim.

Të riut i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Dibrës, pasi , në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një person

“Si rezultat i këtij operacioni, në Unazë te Re, ditën e djeshme, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi E. K. (T)., 26 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, njofton policia.

Autoritetet njoftojnë se i riu është një person me rekord të theksuar kriminal.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.