EMRAT/ “Plumbi i Artë, zbardhen urdhër-arrestet e SPAK, mes tyre edhe i shumë kërkuari Talo Çela

Prej mëngjesit të ditës së sotme SPAK po zhvillojn një aksion të madh në disa qytete të vendit në kuadër të operacionit “Plumbi

Korrik 31, 2024 - 12:50
 0
EMRAT/ “Plumbi i Artë, zbardhen urdhër-arrestet e SPAK, mes tyre edhe i shumë kërkuari Talo Çela

Prej mëngjesit të ditës së sotme SPAK po zhvillojn një aksion të madh në disa qytete të vendit në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene mëson se janë lëshuar 36 urdhërarreste mes të cilëve janë emrat e Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami.

Aktualisht raportohet se në pranga ka rënë zv.Drejtori i Burgut të Bradasheshit Martin Musaj, si dhe është ekzekutuar masa “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu.

Operacioni ka nisur pas zbardhjes së 6 vrasjeve, të cilat erdhën aps dëshmive të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe zbërthimit të SKY ECC.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.