Sulmoi me armë drejt lokalit, 33-vjeçari merr arratinë drejt parcelave me misër

Një 33-vjeçar në Kurbin dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një lokali. Mësohet se shtetasi me iniciale G.M., e ka kryer sulmin për motive të dobëta. Fatmirësisht, në lokalin e shtetasit me iniciale F.S., ka vetëm dëme materiale. Me mbërritjen e autoriteteve në vendngjarje, autori i dyshuar është larguar mes parcelave të mbjella […]

Korrik 31, 2024 - 13:15
 0
Sulmoi me armë drejt lokalit, 33-vjeçari merr arratinë drejt parcelave me misër

Një 33-vjeçar në Kurbin dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një lokali. Mësohet se shtetasi me iniciale G.M., e ka kryer sulmin për motive të dobëta. Fatmirësisht, në lokalin e shtetasit me iniciale F.S., ka vetëm dëme materiale.

Me mbërritjen e autoriteteve në vendngjarje, autori i dyshuar është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.

Në ndjekje të tij janë vendosur policia, forcat RENEA dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:00, shtetasi G. M., 33 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit F. S.

Nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me grupin hetimor.

Autori i dyshuar, shtetasi G. M., sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe në ndihmë janë nisur menjëherë Forcat Speciale Renea dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.