PAMJET/ Prosti*ucion dhe drog*ra të forta, policia mësyn në lokal, gjashtë të arrestuar në Lezhë

Policia e Lezhës ka mësyrë në një lokal, ku ushtrohej prostitucion dhe tregtoheshin lëndë të forta narkotike. Policia ka vënë në pranga 6

Korrik 31, 2024 - 14:55
 0
PAMJET/ Prosti*ucion dhe drog*ra të forta, policia mësyn në lokal, gjashtë të arrestuar në Lezhë

Policia e Lezhës ka mësyrë në një lokal, ku ushtrohej prostitucion dhe tregtoheshin lëndë të forta narkotike.

Policia ka vënë në pranga 6 persona, pronari i lokalit, 1 shtetase që ushtronte prostitucionin, 1 shtetas që shiste dozat e lëndëve narkotike dhe 3 shtetas që nuk kallëzuan këtë krim.

Po ashtu është shpallur në kërkim 1 person, bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike.

Policia ka sekuestruar doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet.

“Nga veprimet hetimore dhe veprimet operacionale të kryera gjatë operacionit është zbuluar se shtetasi K.(B.) L. e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.  

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me shumën 8000 euro dhe një automjet”, njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.