Burg kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka shkarkohet nga detyra edhe nga KLP

Nga Blerina Cene Gjykata e Posaçme la në qeli kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka që dyshohet se ka shkelur ligjin të paktën pesë

Korrik 31, 2024 - 14:55
 0
Burg kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka shkarkohet nga detyra edhe nga KLP

Nga Blerina Cene

Gjykata e Posaçme la në qeli kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka që dyshohet se ka shkelur ligjin të paktën pesë herë duke përdorur pushtetin për të ndërhyrë në disa çështje hetimore. Mbi të rëndojnë akuzat e rënda të korrupsionit pasiv e aktiv, ushtrim i ndikimit të paligjshëm, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve.

Drejtuesi i prokurorisë dyshohet se ka ndikuar në tetë raste për të parandaluar ndëshkimin e mundshëm ligjor për disa persona nën hetim.

Ndaj kushërinjve Vladi, që lidhen me dosjen “Toyota Yaris” ku u kapën 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, prokurororia thotë se Zarka ka ndërhyrë katër here, madje edhe kur janë kërkuar informacione nga autoritetet e huaja.

Për të ushtruar ndikimin e paligjshëm, prokurori i Aurel Zarka është asistuar nga oficerja e policisë gjyqësore, Erjona Dautaj, studente e magjistraturës, me të cillën hetimet kanë gjetur se ka pasur komunikime në SKY ECC.

Por vendimi që la në qeli drejtuesin e prokurorisë së Vlorës, u parapri edhe nga një tjetër i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që vendosi ta pezullojë nga puna për shkak të hetimeve që SPAK po kryen ndaj tij. Këshilli vendosi me 8 vota pro pezullimin e Aurel Zarkës nga detyra, ndërsa vendimi bie nëse hetimet ndaj tij pushohen.

Aurel Zarka u arrestua në orët e para të mëngjesit të 29 korrikut.

Kurse për gjetjen dhe arrestimin e magjistrates Eriona Dautaj, avokatit Radovan Çela dhe biznesmenit Astrit Vladi autoritetet dështuan.

Ndërkaq, po këtë të mërkurë, KLP votoi pro kandidaturës së dy prokurorëve të rinj të SPAK. Anita Jella dhe Bledar Maksuti janë dy prokurorët e posaçëm që u votuan me tetë vota pro.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.