Pushimet e gushtit “shtyjnë” lirimin me kusht të Belerit?!

Me pranga në duar eurodeputeti Fredi Beleri u paraqit në Gjykatën e Fierit ku ka hapur një proces për lirimin me kusht nga burgimi prej dy vitesh që ka marrë për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Në këtë seancë drejtoria e burgjeve solli raportin për të dënuarin Beleri, por gjykata e ka shtyrë vijimin e […]

Korrik 31, 2024 - 14:55
 0
Pushimet e gushtit “shtyjnë” lirimin me kusht të Belerit?!

Me pranga në duar eurodeputeti Fredi Beleri u paraqit në Gjykatën e Fierit ku ka hapur një proces për lirimin me kusht nga burgimi prej dy vitesh që ka marrë për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Në këtë seancë drejtoria e burgjeve solli raportin për të dënuarin Beleri, por gjykata e ka shtyrë vijimin e procesit për shkak të pushimeve të gushtit që merr gjykata.

Kjo shtyrje për avokatin e Belerit bëhet në mënyrë që ai të mos lirohet sa të bëhen zgjedhjet në Himarë. Seanca e radhës për Fredi Belerin është caktuar në datën 2 shtator.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.