Zhvillohet gara e Triatlon ne Senë, Franca fiton të artën, Japonia udhëheq me medaljet

Atletja franceze Cassandre Beaugrand fitoi medaljen e artë në triatlonin e femrave në olimpiadën e Parisit këtë të mërkurë. Francezja 27-vjeçare u prit

Korrik 31, 2024 - 15:05
 0
Zhvillohet gara e Triatlon ne Senë, Franca fiton të artën, Japonia udhëheq me medaljet

Atletja franceze Cassandre Beaugrand fitoi medaljen e artë në triatlonin e femrave në olimpiadën e Parisit këtë të mërkurë.

Francezja 27-vjeçare u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga publiku në pikën e finishit duke u bërë sportistja e parë franceze  që fiton medaljen e artë olimpike në një kohë prej 1 orë 54 minuta dhe 55 sekonda. Në vend të dytë u rendit Julie Derron i Zvicrës, dhe Beth Potteri Britaninë së madhe në vend të tretë me medaljen e  bronztë.

Ndërsa në katëëgorinë e meshkujve medaljen e artë e fitoi britaniku Alex Yee, medaljen e argjendtë sportistiti nga Zelanda e re dhe vendin e tretë me medalje të bronxtë garuesi nga Franca.

Triatloni u zhvillua pas një ditë pezullimit për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ujërave në lumin Seine.  Ndërkohë zhvillohet e njëjta garë për kategorinë meshkuj.

Në 5 ditët e para të olimpiadës Paris 2024, në vend të parë për më shumë medalje të arta renditet Japonia me 7 të tilla. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë fituar më shumë medalje përfshirë medaljet e argjendta dhe të bronzta.

Ndryshe nga pjesëmarrësit nga vendi ynë, përfaqësuesit nga Kosova kanë arritur rezultate të mira me performanca e tyre.  Xhudistja nga Kosova Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në debutimin e saj të martën.

Kjo është medalja e pestë olimpike në historinë e sportit kosovar, dhe e dyta nga Parisi 2024, pas medaljes së argjendtë që e fitoi Distria Krasniqi në fundjavë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.