32 milionë euro për Brojën, mbërrin oferta e parë zyrtare te Chelsea

Emri i Armando Brojës vijon të mbetet një nga më të përfolurit në merkaton e kësaj vere, me Chelsea që kërkon të sistemojë sulmuesin duke përfituar disa miliona euro që do t’i përdorte për të sjellë një makineri golash në “Stamford Bridge”. Pas zërave që e lidhën me Dortmundin, Milanin dhe Southampton, oferta zyrtare për […]

Korrik 31, 2024 - 15:20
 0
32 milionë euro për Brojën, mbërrin oferta e parë zyrtare te Chelsea

Emri i Armando Brojës vijon të mbetet një nga më të përfolurit në merkaton e kësaj vere, me Chelsea që kërkon të sistemojë sulmuesin duke përfituar disa miliona euro që do t’i përdorte për të sjellë një makineri golash në “Stamford Bridge”.

Pas zërave që e lidhën me Dortmundin, Milanin dhe Southampton, oferta zyrtare për Brojën ka mbërritur, por vjen nga Liverpuli.

Jo “The Reds” por ekipi tjetër i qytetit, blutë e Everton kanë ofruar 27 milionë paund (32 milionë euro) për të transferuar Brojën në Goodison Park.

Sipas mediave angleze, Chelsea po e shqyrton këtë ofertë dhe ka gjasa të mëdha ta pranojë pasi këto para do t’i përfshinte menjëherë në planin e saj të merkatos për t’i sjellë Enzo Marescas, lojtarët që kërkon ti ketë pjesë të projektit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.