2000 forca shtesë sigurie anembanë botës ndihmojnë në Olimpiadë

Gjithsej, 2.000 oficerë policie të shteteve të tjera kanë mbërritur në Francë, nga 44 vende të ndryshme anembanë botës, për të garantuar sigurinë

Korrik 31, 2024 - 16:45
 0
2000 forca shtesë sigurie anembanë botës ndihmojnë në Olimpiadë

Gjithsej, 2.000 oficerë policie të shteteve të tjera kanë mbërritur në Francë, nga 44 vende të ndryshme anembanë botës, për të garantuar sigurinë e Lojëravce Olimpike “Paris 2024”.

Këto forca sigurie kanë ardhur kryesisht nga Spanja, Gjermania dhe Italia, për të kontribuar në sigurinë e Olimpiadës (26 korrik – 11 gusht). Sipas gazetës “Le Monde”, e cila sot i kushton një artikull të gjerë temës, Spanja është vendi më i pranishëm, me mbi 300 agjentë të dërguar.

Kjo ndihmë vjen në emër të traditës së lashtë dhe fitimprurëse të bashkëpunimit mes Ministrive të Brendshme të Parisit dhe Madridit. Përveç spanjollëve të pranishëm në numër të madh, në sigurinë e Lojërave kontribuojnë edhe policia nga vende të tjera europiane si Italia, Gjermania, Belgjika dhe Irlanda.

Edhe agjentët e Koresë së Jugut kanë mbërritur gjithashtu në Francë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar 94 “agjentë specialë” të FBI-së. Mbi një e treta e këtij personeli (34 persona) vijnë nga departamenti i policisë së Los Anxhelos.

Qyteti kalifornian do të organizojë Olimpiadën e 2028-ës. Këta oficerë policie të huaj punojnë së bashku me kolegët e tyre francezë, ndërkohë që në terren është edhe njësi qensh anti-eksploziv në rast nevoje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.