Vatra të reja zjarri në Greqi, kërkohet të evakuohen banorët

Greqia prej ditësh është në “luftë” me flakët. Zjarret  janë përhapur në disa zona. Sipas mediave greke vatra zjarri po shihen sërish në

Korrik 31, 2024 - 17:50
 0
Vatra të reja zjarri në Greqi, kërkohet të evakuohen banorët

Greqia prej ditësh është në “luftë” me flakët.

Zjarret  janë përhapur në disa zona. Sipas mediave greke vatra zjarri po shihen sërish në Pissonas në Evia. Ndërkohë të paktën 11 avionë dhe 3 helikopterë janë angazhuar për të neutralizuar flakët.

Gjithashtu janë angazhuar edhe rreth 120 zjarrfikës me 5 grupe të departamenteve të këmbësorëve dhe 40 automjete.

Sipas informacioneve u është bërë thirrje banorëve të zonave të Kamari, Kalyvia dhe Agios Georgios Armas që të largohen drejt Halkidës.

Gjithashtu për shkak të zjarrit në Keratea, mediat raportojnë se ka një ndalesë qarkullimi në Avenue Lavriou në fluksin e trafikut drejt Athinës në nivel të kryqëzimit për Ano Daskaleio. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.