Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, sekuestrohen drogë dhe armë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Gjashtë persona janë arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë, gjatë një operacioni që çoi në në sekuestrimin e një sasie të madhe

Korrik 31, 2024 - 18:40
 0
Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, sekuestrohen drogë dhe armë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Gjashtë persona janë arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë, gjatë një operacioni që çoi në në sekuestrimin e një sasie të madhe droge dhe dy armë zjarri. Ndërkohë 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Policia greke kishte siguruar informacion për një grup kriminal që funksiononte të paktën 4 muajt e fundit në tregtinë e drogës në Athinë.

Ata shfrytëzonin një banesë në Kaminia të Pireut për magazinimin e drogës.

Operacioni u zhvillua në Pire, Agious Anargirous dhe Athinë dhe u arrestuan 4 shtetas grekë të moshës 20-58 vjeç, shtetasi shqiptar Arben Gjorgji 44 vjeç nga Pusteci dhe Majlinda Gjorgji 41 vjeç nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në kërkim u shpall një grek 50-vjeçar.

Policia gjeti gjatë kontrollit në banesa dhe gjatë kontrolleve fizike të të arrestuarve, 12.7 kg heroinë, 10.7 kg marijuanë, 60 gram kokainë, 141 tableta XANAX dhe HIPNOSEDON, 500 ml Metadon, 1.8 kg përzierës heroine, 2 pistoleta të kalibrit 9 dhe 8 mm dhe 5 fishekë të këtyre kalibrave, 2500 euro, 1 automjet, 2 peshore elektronike, 8 celularë, mjete për përzierjen dhe paketimin e heroinës. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.