Kapet me drogë në banesë, arrestohet shqiptari në Zvicër

Policia e kantonit Glarus në Zvicër arrestoi një tregtar narkotikësh. Bëhet fjalë për një 59-vjeçar, i cili u kap në Niederurnen. Nga kontrolli i mëpasshëm në banesën ku ndodhej i arrestuari u zbuluan sasi të mëdha parash dhe droge. Në total, me ndihmën e një qeni nuhatës, u sekuestruan rreth 1 kilogram heroinë, rreth 40 […]

Korrik 31, 2024 - 18:40
 0
Kapet me drogë në banesë, arrestohet shqiptari në Zvicër

Policia e kantonit Glarus në Zvicër arrestoi një tregtar narkotikësh. Bëhet fjalë për një 59-vjeçar, i cili u kap në Niederurnen.

Nga kontrolli i mëpasshëm në banesën ku ndodhej i arrestuari u zbuluan sasi të mëdha parash dhe droge.

Në total, me ndihmën e një qeni nuhatës, u sekuestruan rreth 1 kilogram heroinë, rreth 40 gramë kokainë dhe përzierës.

59-vjeçari shqiptar ndodhet aktualisht në paraburgim. Hetimet e mëtejshme nga policia kantonale Glarus janë duke u zhvilluar.

Procedurat janë duke u zhvilluar nga zyra e prokurorisë publike të kantonit Glarus.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.