Aksident i rëndë pranë Butrintit, makina me turistë bie në kanalin me ujë

Një aksident rrugor me 2 persona të plagosur është regjistruar pasditen e së mërkurës, në afërsi të fshatit Vrinë në zonën e Butrinit. Sipas të dhënave paraprake, një makinë me dy shtetas të huaj doli nga rruga dhe përfundoi e përmbysur në kanalin e Butrintit. Menjëherë në ndihmë kanë shkuar banorët e zonës të cilët […]

Korrik 31, 2024 - 19:55
 0
Aksident i rëndë pranë Butrintit, makina me turistë bie në kanalin me ujë

Një aksident rrugor me 2 persona të plagosur është regjistruar pasditen e së mërkurës, në afërsi të fshatit Vrinë në zonën e Butrinit.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë me dy shtetas të huaj doli nga rruga dhe përfundoi e përmbysur në kanalin e Butrintit.

Menjëherë në ndihmë kanë shkuar banorët e zonës të cilët arritën të nxjerrin nga mjeti dy turistët në rrezik për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca të cilët i kanë transportuar drejt Spitalit të Sarandës dy të lënduarit.

Megjithatë ata do të nisen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.