Rekord falsifikimi i vajit të ullirit në Europë

Regjistrimet e mashtrimeve dhe falsifikimit të vajit të ullirit në Europë janë rritur ndjeshëm, pasi çmimi i “arit të lëngshëm” u rrit në nivele rekord. Bashkimi Europian raportoi një rritje të mprehtë të rasteve të vajit të ullirit të etiketuara gabimisht në tremujorin e parë të këtij viti, pasi presionet inflacioniste nxitën rritjen e artikujve […]

Korrik 31, 2024 - 21:25
 0
Rekord falsifikimi i vajit të ullirit në Europë

Regjistrimet e mashtrimeve dhe falsifikimit të vajit të ullirit në Europë janë rritur ndjeshëm, pasi çmimi i “arit të lëngshëm” u rrit në nivele rekord. Bashkimi Europian raportoi një rritje të mprehtë të rasteve të vajit të ullirit të etiketuara gabimisht në tremujorin e parë të këtij viti, pasi presionet inflacioniste nxitën rritjen e artikujve ushqimorë kryesorë.

Kostoja e vajit të ullirit është më shumë se dyfishuar që nga viti 2018, me prodhimin e goditur nga moti ekstrem i shkaktuar nga kriza klimatike dhe faktorë të tjerë. Me rritjen e çmimit, u rrit edhe numri i ‘sinjalizimeve ndërkufitare të BE’, të cilat përfshijnë etiketime të gabuara, mashtrime të mundshme dhe raste që përfshijnë vaj të kontaminuar.

Vetëm 15 raste të tilla u regjistruan në tremujorin e parë të 2018, duke u rritur në 50 në tremujorin e parë të 2024, një rritje më shumë se trefish.

Megjithatë, rastet në fjalë janë vetëm ato që janë identifikuar dhe raportuar nga shtetet anëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetësisë të BE-së dhe ekspertët thonë se madhësia e vërtetë e mashtrimit ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë. Lista përfshin vajra të kontaminuar me substanca të pamiratuara si pesticide dhe vajra minerale.

Nga 182 njoftimet për mashtrim dhe mospërputhje me rregullat e BE-së, nga fillimi i vitit 2023, 54 produkte përfshinin Italinë, 41 vinin nga Spanja dhe 39 nga Greqia. BE  prezantoi rregulla të reja të marketingut për vajin e ullirit, si dhe metodat e tij të analizës, në korrik 2022. Një zëdhënës i Komisionit Europian tha se numri më i lartë i sinjalizimeve në sistem nuk tregon një përkeqësim të rrezikut për konsumatorët, por ishte dëshmi e bashkëpunimit më të mirë kundër mashtrim në zinxhirin agro-ushqimor.

Ngrohja globale ka çuar në një rënie të prodhimit të vajit të ullirit në vitet e fundit. Spanja, e cila prodhoi më shumë se gjysmën e vajit të ullirit në botë në 2018-19, është goditur nga thatësira e paprecedentë dhe valë të nxehti prej më shumë se 40 gradë Celsius. Si rezultat, çmimet janë rritur në nivele rekord.

Sipas SCAN TV

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.