Greva e të burgosurve në Greqi: “Prej 12 ditësh, edhe shqiptarët kundër ligjit racist”

Prej 12 ditësh në disa burgje të Greqisë, të dënuarit me shtetësi shqiptare po organizojnë grevë urie për atë që e quajnë padrejtësi ndaj tyre. Shkak për protestat në Domoko, Malandrino, Koridhalos dhe Halkida është bërë një qarkore e Ministrisë së Drejtësisë, jo një ligj i miratuar në parlament. “Është miratuar më 23 shkurt 2024 […]

Korrik 31, 2024 - 21:35
 0
Greva e të burgosurve në Greqi: “Prej 12 ditësh, edhe shqiptarët kundër ligjit racist”

Prej 12 ditësh në disa burgje të Greqisë, të dënuarit me shtetësi shqiptare po organizojnë grevë urie për atë që e quajnë padrejtësi ndaj tyre.

Shkak për protestat në Domoko, Malandrino, Koridhalos dhe Halkida është bërë një qarkore e Ministrisë së Drejtësisë, jo një ligj i miratuar në parlament.

Është miratuar më 23 shkurt 2024 dhe dëmton lirinë me kusht të emigrantëve dhe lejen e tyre për të dalë jashtë. Kjo do të thotë që nëse një shqiptar është dënuar para 25 vjetësh me vendim të prerë, ai është dënuar me 3/5, pra nga 5 vjet do të bëjë 3 vjet. Me ligjin e ri ka ndryshuar në 4/5, pra një shqiptar i dënuar sot duhet të presë edhe 5 vite të tjera herë një koeficient që e dinë ata apo gati 6 vjet të tjera për të bërë kërkesat e veta. Është një ligj racist. Të dënuarit tanë shqiptarë protestojnë për të drejtat e tyre, për dinjitet. Greqia nga një institucion rehabilitimi po kthehet në një institucion hakmarrjeje dhe ndëshkimi,” deklaroi gazetari Shpëtim Zinxhiria duke raportuar për RTSH 24.

Në Greqi ndodhen rreth 1.585 të burgosur shqiptarë. Ky numër ulet çdo vit nga 3 mijë që ka qenë në vitin 2014, sipas z. Zinxhiria.

Konsulli i ambasadës shqiptare në Greqi, Sofokli Vasili, ka bërë me dije se pas komunikimeve me drejtorët e burgjeve, edhe Avokati i Popullit i Greqisë pritet të vizitojë të dënuarit për të dëgjuar nga afër pretendimet e tyre.

Të dënuarit, mes tyre edhe shqiptarë, i janë drejtuar qeverive greke dhe shqiptare përmes një peticioni kundër qarkores.

Avokati Edmond Petraj deklaroi në studion e RTSH 24 se qarkorja është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Pa një vendim gjykate nuk mund të rrish në burg qoftë edhe një orë. Të dënuarit duhet të përdorin çdo lloj forme për të mos i lejuar gardianët brenda. Duhet thirrur drejtori i burgut, ministri i Drejtësisë, Komisioni i Helsinkit dhe të takohen me një grup pune. Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të rrinë duarkryq,” u shpreh z. Petraj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.