Vrasja e liderit të Hamasit rrit çmimin e naftës me 2 dollarë më shumë

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën mëngjesin e së mërkurës menjëherë pas raportimeve se lideri i Hamasit, Ismail Hanie u vra në Iran. Bursat ndërkombëtare u hapën me një rritje të fortë për shkak të të prirjeve për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme. Kështu, në bursën e Teksasit një fuçi naftë e […]

Korrik 31, 2024 - 22:40
 0
Vrasja e liderit të Hamasit rrit çmimin e naftës me 2 dollarë më shumë

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën mëngjesin e së mërkurës menjëherë pas raportimeve se lideri i Hamasit, Ismail Hanie u vra në Iran.

Bursat ndërkombëtare u hapën me një rritje të fortë për shkak të të prirjeve për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Kështu, në bursën e Teksasit një fuçi naftë e papërpunuar po shitet me afro 77 Dollarë duke pësuar një rritje me rreth 2.7 për qind, krahasuar me 1 ditë më parë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në bursën e Londrës, ku një fuçi naftë bruto po shitet me afro 80 Dollarë ose 2 Dollarë më shumë se 1 ditë më parë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.