Urdhërarresti i gjyqtares Fetau, gazetarja: Ka dhënë vendim në favor të grupit Çopja
Gazetarja Glidona Daci ka zbërthyer skemën e 36 urdhër arresteve që Prokuroria e Posaçme ka firmosur ditën e sotme, mes tyre edhe për gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetaun. Në emisionin Euronews Now me Erla Mëhillin, gazetarja tha që gjithë ngjarjet kriminale, të cilat deri më sot kanë ngelur pa autorë, përmes përgjimeve nga SkyEcc apo […]
Gazetarja Glidona Daci ka zbërthyer skemën e 36 urdhër arresteve që Prokuroria e Posaçme ka firmosur ditën e sotme, mes tyre edhe për gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetaun.
Në emisionin Euronews Now me Erla Mëhillin, gazetarja tha që gjithë ngjarjet kriminale, të cilat deri më sot kanë ngelur pa autorë, përmes përgjimeve nga SkyEcc apo dëshmive e të penduarve të drejtësisë po favorizojnë hetimet për SPAK.
“Ky grup vjen si pasojë e deklarimeve nga bashkëpunëtorëte drejtësisë. Janë zbardhur disa ngjarje që kanë mbetur për disa kohë pa autorë, si për shembull masakra e Bradasheshit. Dëshimëtë e personave të penduar, gërshetuar me pamjet e kamerave, përgjimet e dala nga SkyEcc dhe procesverbalet e mbajtura të policisë, çuan në zbërthimin e këtyre ngjarjeve.” –tha ajo.
Gjithashtu e pyetur për urdhërarrestin e gjyqatres së Elbasanit, Pajtime fetau, Daci u shpreh se ajo ka mundur trë jap një vendim në favor të grupit kriminal “Çopja” më Elbasan.
“Sipas informacioneve tona në rrugë jo-zyrtare, dyshohet që gjyqatraja ka dhënë një vendim në favor të grupit ‘Çopja’ të Elbasanit. Kujtoj këtu që Endrit Alibej para disa vitesh bashkëpunonte me Hajdar Çopjan për trafikim lëndësh narkotike në Britani. Prishja e pazareve mes tyre u bë shkak për përplasjen mes këtyre dy grupeve. Grupi ‘Çopja” ishin ndër më të rrezikshmit në Elbasan, që nuk janë goditur deri në këtë moment që flasim.” –u shpreh gazetarja.
/a.r
What's Your Reaction?