Blinken: Situata në Lindjen e Mesme po shkon drejt përshkallëzimit, zgjidhja e vetme është armëpushimi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u ka kërkuar të gjitha palëve në Lindjen e Mesme që të mos ndërmarrin veprime përshkallëzuese, një

Gusht 1, 2024 - 10:30
 0
Blinken: Situata në Lindjen e Mesme po shkon drejt përshkallëzimit, zgjidhja e vetme është armëpushimi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u ka kërkuar të gjitha palëve në Lindjen e Mesme që të mos ndërmarrin veprime përshkallëzuese, një ditë pasi lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra.

“Tani për tani, rruga në të cilën po kalon rajoni është drejt më shumë konflikteve, më shumë prirje dhunës, më shumë vuajtje, më shumë pasiguri. Por është thelbësore që ne të thyejmë ciklin. Dhe kjo fillon me një armëpushim”, tha Blinken.

Blinken tha se ai nuk mund të parashikonte efektin e “ndonjë ngjarjeje në atë që do të vijë më pas”, por një sipas tij duhet një armëpushim për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza për të krijuar qetësi në veri, midis Izraelit dhe Libanit, pasi kjo do të ishte në interes të të gjitha palëve.

“Të gjitha palët duhet të gjejnë arsye për të arritur në një marrëveshje, jo për të kërkuar arsye për të vonuar ose për t’i thënë jo marrëveshjes,” tha ai.

Blinken tha se ai ka folur me kolegët e tij në të gjithë rajonin gjatë 24 orëve të fundit dhe ata të gjithë ishin të fokusuar në arritjen e një armëpushimi. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.