Vihen nën kontroll flakët në pyllin e Bodes

Në ditën e 6 situata është vënë nën kontroll në pyjet e Bodesë ku janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Maliqit e

Gusht 1, 2024 - 10:55
 0
Vihen nën kontroll flakët në pyllin e Bodes

Në ditën e 6 situata është vënë nën kontroll në pyjet e Bodesë ku janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Maliqit e qarkut të Korçës por prej dy ditësh janë duke punuar për izolimin e flakëve edhe forca të ushtrisë

Flakët vazhdojnë brenda zonës së djegur ndërkohë që janë hapur korridore të shumta për të penguar vatrat e zjarreve që të depërtojnë në sipërfaqe të tjera pyjore.

Shërbimi zjarrfikes ka qenë i fokusuar më së shumti në stanet e një fermeri superpotencial i cili ka më shumë se 200 krerë gjedhë, që ishin shumë pranë vatrave të zjarrit.

Te gjitha forcat e angazhuara në këtë operacion vazhdojnë të jenë në pyllin e Bodesë për të patur nën kontroll zjarret/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.