I dyshuar për zjarrvënie, arrestohet 64-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 64-vjeçar, të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Pentar. “Në vijim të punës hetimore për identifikimin

Gusht 1, 2024 - 11:45
 0
I dyshuar për zjarrvënie, arrestohet 64-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 64-vjeçar, të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Pentar.

“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Shkodër, u bënë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:   

M. Gj., 64 vjeç, banues në fshatin Mali i Gjymtit”, njofton policia.

64-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Pentar dhe nga përhapja e flakëve janë djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore, një stallë bagëtish dhe disa koshere bletësh./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.